Vuajtja si instrument

«Pas vujatjeve dhe humbjeve njerëzit bëhen më të urtë [mençur]», kështu filozofonte Benjamin Franklin. I vetmi faktor që mund ta bllokojë këtë proces është ai instrumentalizimit partitopolitik nga bartësi i tyre – ai i humbjeve dhe vuajtjeve s’mund të bëhet i urtë [në kuptimin filozofik të fjalës] nëse i redukton ato në mjet politik në favor të një partie brenda shoqërisë!

Kështu për arsye se nuk është urti ta përçash një shoqëri me vuajtjet dhe humbjet personale, urti është t’i unifikosh në favor të një empatie ndaj gjithë atyre [pa dallim partie, feje e kulture] që vuajnë dhe kanë humbur.

Politizimi i vujatjeve personale është çështje e komplikuar. I lejueshëm [moralisht në rregull] është një politizim i tillë nëse kërkohet drejtësi nga shkaktuesi i tyre [duke kërkuar dëmshpërblim ose rehabilitim nga ai] për ato ose nëse ato janë në favor të interesit të përgjithshëm [në këtë rast të atyre që kanë vuajtur njejtë e nuk u ndodhë drejtësi nga dëmtuesi]. Politizimi i tyre mirëpo brenda konkurrencës partiake, respektivisht në favor të një partie kundër një tjetre i bie si kontrabandim me vuajtjen, veten dhe vujatjet e njëjta të të tjerëve; për vota, primat politik e të llojit. Aksionet e llojit [për shkak të ndjeshmërisë së lartë] në fillim janë përfituese për akterët e instrumentalizimit të vuajtjeve personale, për më gjatë mirëpo i vujaturi, akteri zhveshet nga fuqia e përfaqësimit të vuajtësve të tjerë dhe kauzave të përgjithshme, ngase opinioni e vulos si instrument të njërës nga partitë. Me një fjalë, në plan afatgjatë vuajtësi/a nuk kalon më mirë se ai që përdhunon ato, vuajtjet e tjerëve, për çështje të partisë tjetër politike.

Romain Roland kishte të drejtë: E keqja më e madhe e kësaj bote nuk është fuqia e të keqëve [si mohuesit e dhimbjes dhe vuajtjes së tjerëve], por dobësia e të mirëve [respektivisht atyre që besojnë të bëjnë mirë duke mbrojtur vuajtjen kolektive në favor të X apo Y partisë].

Related

Çibani gjerman në trurin shqiptar

Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha...

Filoborati këshillon Demë Gogën

Kosova është model sepse refuzon nacionalizmin evropian dhe për...

Albin Kurti si projeksion i një mentaliteti në huti

Asgjë sot nuk bëhet më pa projekt. Intelektuali që...

Aura e Mesias dhe autoriteti i Mahmutit

Kur kritikon qeverinë të thonë prit se herët. Sikur...

Fanatikët kërcënojnë Laviatanin

Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?