Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha lamtumirën Ballkanit. Cilat janë meritat e Beogradit që fitoi këtë nder? Është historia dhe aktualiteti...
PSIKOGRAFI PRIMATËSH IV – GRUPET 2 / Myslimanët janë komuniteti më i madh religjioz ndër shqiptarë. Dhe më i pandehuri të sabotojë rrugën sekulare dhe proevropiane të Kosovës. Ata heshtin. Vetëm radikalët e tyre flasin.
Psikologjia e grupeve - Opinionistët 1 / Opinionbërësit mediave shqiptare sillen sikur jo vetëm ta kenë studiuar por edhe ta kenë përjetuar personalisht zhvillimin kulturologjik të humanitetit. Në fakt më shumë përballemi më një shumicë „intelektualësh“ stresorë se me të atillë me tru të kërcënuar ndonjëherë nga brisku i Ockhamit.
PSIKOGRAFI PRIMATËSH III - ORGANIZATA DHE INSTITUCIONE 5 /Nga partia që jepte shpresa në klub oportunistësh, dekor të pushteteve dhe të partive të mëdha. AAK dje sot dhe nesër. Teposhta e një partie konstruktive kosovare.
Partia e Rugovës duhet të mësojë të funksionojë¨edhe pa të ose duhet të ikë. Bllokuesit më dëmmëdhenj janë pikërisht manistët rugosvisë që mohojnë energjinë e çdo lideri të gjallë si dhe të atij të vdekurit.
Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?