LDK

Partia e Rugovës duhet të mësojë të funksionojë edhe pa të ose duhet të ikë. Bllokuesit më dëmmëdhenj janë pikërisht manistët rugosvisë që mohojnë energjinë e çdo lideri të gjallë si dhe të atij të vdekurit.

«Parti pa profil. Lidhja Demokratike ka mbetur ende mbi tokë për shkak se ende shumë njerëz e lidhin atë me personalitetin e Ibrahim Rugovës. Në kthjellimin e parë të njerëzve, sapo të krijohet distanca e nevojshme, ajo do të përgjysmohet edhe njëherë si në zgjedhjet e vitit 2007, nëse…». Kjo prognozë nuk është spekulim qëllimkeq i ndonjë kundërshtari të ashpër, por e një kryemilitanti të LDK-së në diasporë. Kundërshtarët e saj flasin ndryshe, më therrshëm: «Sa më e parëndësishme të bëhet gjenerata e ish-titistëve aq më shumë do të reduktohet kjo parti». Pse? «Sepse bartësit e saj janë kontinuiteti i vetëm, ende i mbetur i mentalitetit politik ish-jugosllav në politikën kosovare».

Në këtë hyrje kemi dy qëndrime: ai interni shprehet i brengosur dhe është pesimist, i dyti, eksternit veçse fjalët nuk i kërcejnë walzer-innga gëzimi, smirëzia. I treti analisti i pavarur do të thoshte ndoshta: «Partia do të ketë një rënie të lehtë, mirëpo nuk do të përgjysmohet. Mirëpo një krizë të thellë, me tendencë teposhtëze, ajo e ka, të cilën ose e menxhon mirë ose brenda 10 viteve që pasojnë do ta meritojë statusin e subjektit minor politik».

Nga erdhi ku gjendet realisht LDK sot?

ARDHJA – Grupi i njerëzve që krijuan LDK-në si lëvizje dhe vunë në krye të saj Ibrahim Rugovën ishin kryesisht letrarë, gazetarë dhe shkencëtarë të fushave të ndryshme humane. Edhe pse shumica prej tyre ishin aktivë në LKJ ose kishin bërë lutjet e tyre për të zënë vende kyçe komiteteve socialiste, ata nuk mund të konsiderohen si titistë. Biografitë e tyre dëshmojnë diçka tjetër. Ata ishin oportunistë. Jo të barazueshëm me atë klasën e militantëve titistë të Gjakovës apo Prizrenit. Se të njëjtët – pra grupi i intelektualëve – nuk kishin hall titizmin apo jugosllavizmin, tregon edhe literatura intelektuale, e cila, falë tyre që nga vitet e 70-ta e këtej është ideologjikisht më e pastra krahasuar me ato tjerat ish-jugosllave. Këtu madje lokalizojmë edhe arsyen se pse pikërisht Rugova u zgjodh si lider, pra njëri nga ata intelektualët e paktë që qysh në fillim të viteve të 80-ta kishin filluar t’iu rezistonin hapur, të polemizonin me ultranacionalistët serbë dhe me qasjet e paradigmat jugosllave karshi problemit të Kosovës.

Ishte konsekuencë e pritur që një pjesë e asaj elite themeluese shpejtë të braktiste radhët e Lëvizjes demokratike. Proces që më shumë kishte të bëje me rivalitete e dështime personale se sa me kontradikta për shkak të vizioneve të kundërta. Në krahasim me partitë dhe lëvizjet tjera është LDK ajo që mbajti frontin brenda. Dhe jo vetëm si opsion apo alternativë partiakopolitike, por si krijuese dhe bartëse e një sistemi paralel shoqëror. Është meritë e kësaj lëvizjeje që Kosova nuk u zbraz para se atë ta ndiqte me tanke dhe armë Millosheviçi.

KRIZA – Shpërthimi i luftës së armatosur, më saktë mospajtimi ndërmjet LDK-së dhe «krahut të luftës» – më shumë për shkak të aversionit atëherë të enveristëve ndaj Rugovës dhe për shkak supremacisë që synonin se sa anasjelltas – i solli kësaj partie një disfatë të brendshme: një pjesë e konsiderueshme e eksponentëve të kësaj partie, bashkë me liderin aktual, bënin lojën e dyfishtë ndërmjet «krahut të luftës» dhe «stafit» të Ibrahim Rugovës. Dënimi publik që Rugova, përkrah Millosheviqit, i bëri intervenimit të NATO-s u perceptua si kulmi i rënies së yllit të LDK-së nga qielli kombëtarist shqiptar. Përkundër këtyre rënieve e ngritjeve të saj partia pas luftës shpejtë kthej imazhin dhe dominimin e nevojshëm për të prirë në konkurrencën politike. Ashtu siç edhe pritej; me shuarjen e Rugovës, partia humbi liderin, me këtë edhe unitetin.

Koalicioni me PDK-në ishte autogoli strategjikisht më dëmtori në historinë e këtij subjekti. Për dy arsye: E para sepse rehabilitoi PDK-në si subjekt të besueshëm edhe tek ata me rezerva ndaj saj, dhe e dyta për shkak se u rreshtua me një doktrinë që ishte konkurrenca kryesore e konservatizmit familjar, neoliberal (të kamufluar) dhe nacionalpragmatik.

DIAGNOZA – LDK duhet përfundimisht të ndahet nga historia dhe të koncentrohet në resurset aktuale, në figurat aktuale të saja. Subjekti deri më tani ka dëshmuar një konstruktivitet të jashtëzakonshëm në kohë krizash. Strukturalisht është më e pasura për nga oportunizmi pozitiv. Rugovistët e fiksuar duhet të kuptojnë se me mbetjen në histori, histori do bëhen, qëndrimi dhe vjelja e aurës së liderit të tyre historik më shumë i shkakton dëm subjektit të tyre se sa që i ndihmon. Ibrahim Rugova nuk është më. Historia duhet të vazhdojë pa të. Pa kodrina të rrënuara dhe me më shumë besim në vete.

URË!

*(Çelësi i vlerësimit: KOT – për akterët që janë sa për të qenë. GROPË – për organizatat destruktive, veprimtaria e të cilave bllokon, retardon ose pengon progresin shoqëror dhe për subjektet me karakter kompetitiv dhe që – edhe me gabimet e mundshme – kontribuojnë në mbarëvajtjen dhe përparimin e shoqërisë.)

Related

Çibani gjerman në trurin shqiptar

Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha...

Filoborati këshillon Demë Gogën

Kosova është model sepse refuzon nacionalizmin evropian dhe për...

Albin Kurti si projeksion i një mentaliteti në huti

Asgjë sot nuk bëhet më pa projekt. Intelektuali që...

Aura e Mesias dhe autoriteti i Mahmutit

Kur kritikon qeverinë të thonë prit se herët. Sikur...

Fanatikët kërcënojnë Laviatanin

Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?