Shkrimtar interneti?

«Shkrimtar interneti», «shkrimtar letre», ç’janë këto etiketa?

Sipas logjikës së kësaj terminologjie del se interneti, respektivisht letra e ka pjellë shkrimtarin e jo se ai i përdor ato si mjete për tu shprehur. Domethënë letra ose interneti i shpikur nga animali dykëmbësor është rebeluar, përsosur dhe ia ka marrë pushtetin krijuesit dhe tash komandon me të. Ja, po i hyjmë një eksperimenti. E lëmë anash arsyeshmërinë, logjikën intelektuale. Po përpiqemi të hyjmë nën lëkurën e shpikësve të këtyre formulimeve.

Hyjmë për ca sekonda në lëkurën e zbuluesve të këtij kualifikimi.

Parafytyrojeni një letër të madhe, e cila ngritet, lëviz, hap gojën e saj gjigante dhe urdhëron «o kafshë shkruaj në mua. Po të diktoj…nëse nuk bën si të them unë do të të mbështjell dhe do të ta marr frymën». Shkrimtari e pyet: «e po çka të shkruaj?» Letra: një poezi! Ai i shkreti: «po ç’poezie?» Ajo: psh. «Krishti ka thanë se nuk don me u ringjall ma». Ai: «po pse ka thënë Krishti ashtu»? Ajo: «sepse duke na lexuar ne internetit është bindur se s’ka shpëtim më për njerëzimin. Dhe mos pyet më por shkruaj siç të them, përndryshe të cofë!». Kështu do të dukej përafërsisht pozita e shkrimtarit të letrës.

Ndërsa kur e kemi fjalën për atë të internetit parafytyrimi bëhet më i kapshëm. 

Kompjuteri me zërin e tij metalik, të trashë e pak si të gërvishtur e thirrë rob(ot)in e tij: «çohu, pozicionoj gishtat mbi tastaturë dhe fillo: na ishte një herë një dhi që jetonte e lumtur mbi shkëmbenjtë e një vendi ballkanik. Ajo ishte aq e zhvilluar saqë dinte të lexojë dhe shkruajë me pështymë mbi gurrë. Një ditë i erdhi tragjedia mbi kokë: Pranë detit ajo kishte gjetur një televizor bardh e zi. E ngriti atë në majën e një mali dhe filloji t’i përkulet sikur të ishte Zot. Era e lëvizi teleivizorin e ai iu rrëzua dhisë mbi kokë. Dhia cofi. Përralla në shkallë, shëndeti në ballë». «Fascinante apo»? – e pyet me zë në dridhje e përplotë onani Mr. Kompjuteri robin prej mishi e gjaku që i ri gatitu përballë. Ai pohon me kokë dhe rrotullon sytë kur sheh se Mr. Virusi i afrohet pas shpinë.

Paaaffff. Fiuuuu. I shuhet drita Mr. Kompjuterit. Mr. Virusi zgërdhihet me dhëmbët e tij të nxirë dhe me brinjtë e tij të vegjël mbi kokë. I drejtohet shkrimtarit të kërrusur ballkanik.« Edhe njëherë më s’të shpëtoj, morre vesh o debil». Ai i hutuar: «po ku të shkruaj unë tani, s’kam as letër e as kompjuter». Virusi i tmerruar nga injoranca e debilit: «ti s’je as për letër as për kompjuter, o derr, çdo gjë të keqpërdor e të bën rob. Po të dhashë dërrasë edhe ajo të bie mbi kokë». Injoranti nuk lëshon pè: «ama unë dua të shkruaj»! Edhe virusi pëlcet. Ai nuk njeh asnjë materie që nuk do të shndrrohej në tiran (si letra dhe kompjuteri) sa po t’ia niste debili të shkarravis. 

Related

Çibani gjerman në trurin shqiptar

Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha...

Filoborati këshillon Demë Gogën

Kosova është model sepse refuzon nacionalizmin evropian dhe për...

Albin Kurti si projeksion i një mentaliteti në huti

Asgjë sot nuk bëhet më pa projekt. Intelektuali që...

Aura e Mesias dhe autoriteti i Mahmutit

Kur kritikon qeverinë të thonë prit se herët. Sikur...

Fanatikët kërcënojnë Laviatanin

Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?