Handke mbushi të 70-tat

Nëse dikush e kërkon një ekzemplar për të dëshmuar se pleqëria nuk do të thotë patjetër pjekuri ja ku e ka një: Peter Handke i mbushi më 6 dhjetor 70 vjet. Për jo pak shqiptarë Peter Handke është scriptor diabolus-i par exellance.

Këtë antifamë – dhe atë jo vetëm te shqiptarët – shkrimtari dhe përkthyesi austriak ia imputoi vetes me përkrahjen e palodhshme dhe të pakusht Serbisë, sidomos asaj serbie millosheviçiane, që çmendurisht ia kishte vënë flakën Ballkanit, e para së gjithash me çizme e kanibalshëm rrezikonte çdo specie joserbe në rajon.

As sot në këto ditë ditëlindjeje nuk e pyesim se pse nuk kthjellet, racionalizohet dhe pranon se ka qenë dhe është në irritim, sepse shkrimtari e ka zakon të jetë në anën e viktimave e jo të xhelatëve. Shkrimtari, ai që gjuhën dhe të bukurën i ka mjete farkimi dhe ekzistence, mbetet paradoks e vetëasgjësues nëse akuzon botën e shekullit 21, se pse përpiqet ta reduktojë sa më shumë krimin.

Ne nuk e pyesim – thamë – e ai ndoshta mund të na pyes: Pse ma uroni pra ditëlindjen? Sepse kemi “zemrën mal”. Nëse të na kishte takuar ndonjëherë ndonjë Zot, sigurisht se do të na kishte shpallur kryefalësit dhe kryepajtuesit e globit. Ne jemi egërsisht destruktivë ndërmjet vete, ama fabrika shpirti për të tjerët. Handke di shumë pak për ne kapuçbardhët. Në rastin e Handkes ngushëllohemi me thënien e Nietzsches: Një jam unë, e tjetër janë shkrimet e mia”.

Dhe jashtë këtij kontesti serbo-shqiptar, Handke është shkrimtar i madh. Mendojmë për “Pohuesi dhe mohuesi”, “Kalërimi mbi Bodensee”, “Lëvizja e gabuar”, “Era dhe deti” dhe dhjetëra vepra tjera të shkëlqyeshme, të cilat janë kontributi më dominant i kësaj epoke, për ta nxjerrë gjermanishten nga ngurtësia gati ushtarake, nga pashpirtësia formulareske, duke e shndërruar atë edhe në gjuhë poezie e letërsie që din të bëjë muzikë.

Për këtë, për shkrimtarin e madh e jo për njeriun e irrituar: gëzuar ditëlindjen i nderuar!

Related

Çibani gjerman në trurin shqiptar

Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha...

Filoborati këshillon Demë Gogën

Kosova është model sepse refuzon nacionalizmin evropian dhe për...

Albin Kurti si projeksion i një mentaliteti në huti

Asgjë sot nuk bëhet më pa projekt. Intelektuali që...

Aura e Mesias dhe autoriteti i Mahmutit

Kur kritikon qeverinë të thonë prit se herët. Sikur...

Fanatikët kërcënojnë Laviatanin

Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?