Albin Kurti

PSIKOGRAFI PRMATËSH (IV) /Ende pa u mbyllur si duhet vrimat e shkaktuara nga bazukat dhe topat serbë fasadave kosovare Albin Kurti nis luftën për çkolonizimin e vendit të tij nga superfuqitë dhe administrata ndërkombëtare. Prej atyre që e çliruan kërkon që të shporren sa më parë.

Thonë se Albin Kurti nuk bën hiçgjë pa e konsultuar Adem Demaçin. Spekulimet majëzohen madje drejt jonosferës kur atij i mëveshët funksioni i ekzekutorit praktik që jetëson planet e mentorit të tij në realpolitikën kosovare. Diplomatë e gazetarë të huaj e trashin këtë rrëfim madje edhe për të ngritur teza formëkomploti mbi opozitarin kosovar: ndërmjet disa faktorëve politikë kosovarë ekzistuaka kinse një marrëveshje për ta sponsorizuar dhe mbështetur radikalitetin e Albin Kurtit dhe organizatës së tij si mjet për të vënë bashkësinë ndërkombëtare nën presion saherë që të shfaqet nevoja. Skena konkrete e kësaj teorie do të dukej kështu: Hashim Thaçi me ndërmjetësimin e Adem Demaçit instrumentalizon Albin Kurtin për ta vënë baroneshën Ashton nën presion duke i thënë: «mos më akuzoni pastaj kur të na del situata nga kontrolli, ata çegevarat që kërkojnë bashkimin etnik të shqiptarëve në Ballkan ditaditës shumohen dhe rrezikojnë projektin tonë». Absurd apo jo? Kontradiktore këto teza mbi instrumentalizimin dalin poashtu sepse bien ndesh së paku me dy tipare konstante të shefit të «Vetëvendosjes»: Inteligjencën dhe kryeneçësinë!

ARDHJA
Në skenën politike kosovare Albini 22 vjeçar shfaqet flokëgjatë, me këmishë të bardhë, përkrah studentëve, profesorëve në protestë (1 tetor 1997) kundër uzurpimit serb të institucioneve të arsimit. Një vit më vonë studenti Kurti është sekretar i Adem Demaçit, asokohe përfaqësues i përgjithshëm politik i UÇK-së. Në prill të vitit 1999 arrestohet dhe një vit më vonë dënohet me 15 vite burg. Para gjyqit recitoi fjalinë e famshme të të gjithë revolucionarëve të botës, duke thënë se nuk e njeh gjyqin dhe se nuk pendohet për atë që ka bërë. Për lirimin e tij pati edhe mobilizime ndërkombëtare. Në prill të vitit 2003 i rikthehet Kosovës si polit-ikona  e gjeneratave të reja. Është kontribut i Albin Kurtit që Kosova sot disponon me opozitën («Vetëvendosja» – si nxitëse reformash dhe denoncuese politikash të dëmshme) më aktive dhe më të fuqishme në rajon.

MBETJA
Ende pa u mbyllur si duhet vrimat e shkaktuara nga bazukat dhe topat serbë fasadave kosovare Albin Kurti nis luftën për çkolonizimin e vendit të tij nga superfuqitë dhe administrata ndërkombëtare. Prej atyre që e çliruan kërkon që të shporren sa më parë.  Kryefjala e tij: vetëvendosje! Në komunikim me masat përdor një fjalor të thjeshtë me krahasime po si ata profetët e vjetër fetarë, është i kapshëm për çdo nivel, flet shkurt dhe shqip konform dëshirave apo mllefit të atyre që e dëgjojnë. Në raport me akterët tjerë politikë veçohet me gishtin e tij kërcënues. Formulimet biografike si «Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë» manifestojnë një lider që beson të jetë mesia i shpëtimit të Kosovës. E njëjta mendjemadhësi paraeksploduese syprinohet edhe kur në pozën e dhaskalit komunikon me apo për liderët tjerë në stilin «Unë ia sqarova Ramushit …». Se ky kompleks i superioritetit të udhëheqësit dëmton organizatën tregon edhe ngushtësia debatuese dhe monokultura politike që mbizotëron në «Vetëvendosje». Edhe pse brenda këtij subjekti militojnë të rinj me përgatitje të shkëlqyeshme akademike, personalitete dhe njerëz të aftë ata perceptohen vetëm si papagaj që përsërisin parullat e Njëshit.

ANALIZA: Në çështjet patriotike: Koncepton atdheun si projekt personal. Në politikë: Autoritar. Populist me doktrinë izolatore që e maskon me «luftën kundër neokolonializmit». Pretendent që nëpërmjet protestës dhe integrimit demokratik synon qeverisjen e vendit. Perceptimi jashtë: Neomarksist me metoda të revolucionarëve të 68-ës perëndimore. Perceptimi brenda: Korrektor i nevojshëm i politikave qeveritare. Ethosi: Hegelian i së majtës (ose i Ri). Diagnoza: Albin Kurti do të vazhdojë të jetë figurë me peshë të rëndësishme mobilizuese politike deri sa të integrohet në qeverisje. Qëkëtej do ta nis karrierën e politikanit pragmatik dhe të aftë për kompromise.

 

NOTA JONË (për rolin aktual): Mirë!

Related

Çibani gjerman në trurin shqiptar

Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha...

Filoborati këshillon Demë Gogën

Kosova është model sepse refuzon nacionalizmin evropian dhe për...

Albin Kurti si projeksion i një mentaliteti në huti

Asgjë sot nuk bëhet më pa projekt. Intelektuali që...

Aura e Mesias dhe autoriteti i Mahmutit

Kur kritikon qeverinë të thonë prit se herët. Sikur...

Fanatikët kërcënojnë Laviatanin

Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?