Kryemyftiu

Sidomos në kushtet e radikalizmit të ca pjesëve të komunitetit mysliman Naim Tërnava do të vazhdojë të jetë i kërkuar, me ndikim dhe do të vazhdojë të angazhohet për dialogun dhe ekumeninë.

Ekstremistët e të dyja religjioneve abrahamite ndër shqiptarë e konsiderojnë bllokues. Radikalët islamë ia kërcënojnë çdo xhami që respekton rregullat e mban vijën e tij. Karizmatikët evangjelikë e denoncojnë si kler të rrezikshëm që synimet e vërteta i maskon me çallmën e reformatorit. Katolikët fanatikë, manistët dhe ateistët e konsiderojnë primat të një “kulture”, feje dhe identiteti që ka gabuar adresën dhe prish gjeografinë etnike shqiptare. Shumica e myslimanëve kosovarë shohin te myftiu i tyre Naim Tërnava liderin e përshtatshëm që me politikën e tij fetare nuk bie ndesh me shekullarizimin dhe demokracinë, vlera që i aspiron edhe shumica e qytetarëve myslimanë kosovarë. Paria katolike po ashtu në të shohin një ekumen të angazhuar dhe të cilit mund t’i besohet. 

Kush është dhe nga erdhi Naim Tërnava?

PRISHTINË – KAIRO – PRISHTINË

Naim Tërnava vjen nga dera e të njohurit mulla Adem Tërnava, një familje tradicionalisht nacionaliste. Pasi që mbaron medresenë “Alauddin” të Prishtinës, nis studimet në Universitetin “Al Azhar” të Kajros në degën e filozofisë mbi bazat e fesë “Usulu Din”. Edhe pse shoqërohet me grupin e studentëve radikalë me nofkën “Made in Syria” (kështu janë quajtur studentët shqiptarë me shkollim të mesëm në Damask) të prirë nga “talebanët” Mulla Zeiri dhe Mulla Mazllami ai ri në “miqësi” edhe me “katangat”, siç e ka quajtur Tërnava grupin reformist “Made in Prishtina” (studentët e ardhur nga Prishtina në Egjipt) në përbërje të Sabri Bajgorës, Musa Llamallarit dhe Tahir Kukajt. Ky rol mediatori diplomat i ndihmon edhe për t’u zgjedhur kryetar i Aktivit të studentëve shqiptarë të Kajros. Poezinë e parë që Naim Tërnava e shkruan dhe ua lexon studentëve atje mban titullin jo siç mund të priste shumëkush dhe natyrshëm “Allahu i madh”, por “Nana Kosovë”. 
Pas kthimit nga Egjipti merret nën sqetullat e kryeimamit islam në komunizëm Mulla Jetishit, i cili e avancon ngado që mundet. “Në fund ia nguli thikën pas shpine pikërisht atij që e avancoi”, akuzon njëri nga doktorët e fesë islame në Kosovë dhe “u rreshtua në grupin e Rexhep Bojës”, në rënien e të cilit “po ashtu aktivisht mori pjesë për të ardhur vetë në fron”, përfundon kritikuesi i ashpër kryemyftiun kosovar. Një kritikë e zëshme ka shpërthyer edhe kohët e fundit edh pas aderimit të Tërnavës në listën e veteranëve të luftës – gjë që e banalizoi figurën dhe seriozitetin e kryemyftisë jo vetëm në sytë vetëm të besimtarëve por edhe te shumica e qytetarëve.

EKUMENIZMI
Për shkak të angazhimit të tij në themelimin, organizimin dhe mbështetjen e organizatës “Inter-Religious Council Organization for Interfaith Relations” respektohet nga Lëvizjet e ndryshme botërore ekumene si personalitet konstruktiv në favor të dialogut ndërfetar. Kjo u manifestua edhe gjatë inaugurimit të tij si kryeimam i besimtarëve myslimanë të Kosovës, ku morën pjesë pothuaj të gjithë imamët e rajonit dhe figurat kryesore kosovare nga politika, dominacionet tjera e kultura.

ANALIZA
Në çështjet patriotike: Njeri i tokës, besnik ndaj etnisë.
Në politikë: Oportunist.
Perceptimi jashtë: Klerik serioz, balancues. Falë tij forcat radikale dhe ekstreme nuk arrijnë të përvetësojnë xhami dhe institucione tjera të fesë islame.
Perceptimi brenda: Respekt nga politika për shkak të nivelit intelektual që nuk ka aversion ndaj demokracisë dhe sistemit mbizotërues kushtetuar të Kosovës. Shumica e imamëve e konsiderojnë garantues, mediator të nevojshëm dhe fetar konstruktiv.
Ethosi: Karrierist që nuk vë besimin e tij në pikëpyetje dhe reformator.
Diagnoza: Sidomos në kushtet e radikalizmit të ca pjesëve të komunitetit mysliman Naim Tërnava do të vazhdojë të jetë i kërkuar, me ndikim dhe do të vazhdojë të angazhohet për dialogun dhe ekumeninë. 
NOTA JONË: Mirë!

Related

Çibani gjerman në trurin shqiptar

Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha...

Filoborati këshillon Demë Gogën

Kosova është model sepse refuzon nacionalizmin evropian dhe për...

Albin Kurti si projeksion i një mentaliteti në huti

Asgjë sot nuk bëhet më pa projekt. Intelektuali që...

Aura e Mesias dhe autoriteti i Mahmutit

Kur kritikon qeverinë të thonë prit se herët. Sikur...

Fanatikët kërcënojnë Laviatanin

Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?