Berisha para gjyqit?!

ETHNOCIRKUS / Fjalimi i parë i kryeministrit të ri Edi Rama para Kuvendit shqiptar u perceptua si kërcënim. Ai tha se askush nuk do t’i ikë përgjegjësisë për krimet e bëra gjatë qeverisjes së shkuar.

Demokratët braktisën sallën e Parlamentit. Në asistencë këtyre u doli edhe LDK e Prishtinës, duke bërë gafën humoristike të radhës dhe duke dëshmuar se ende janë të papjekur për tu aprovuar si forcë e aftë për qeverisje. 

Të «djathtët», militantët e majtë dhe kundërshtarët e qeverisë së re shqiptare duket se mezi presin, dhëmbëkërcëllueshëm e uluritshëm, që kryeministri i ri Edi Rama të nis procesin e martirizimit të Sali Berishës. Kjo nënkupton sjelljen e ish kryeministrit para gjyqit për shumë vepra të tij që konsiderohen të jenë penale (Gërdeci, Fazlliçi, Deti dhe shumë të tjera si këto). Në politikë shtë gjithmonë porblematike të përcaktohet linja ndërmjet penales dhe keqqeverisjes, politikes dhe mafiozes, të qëllimshmes dhe të paramendueshmes, korruptives dhe idiotes, prandaj akti i sjelljes së «Berlusconëve» para gjyqësisë asnjëherë nuk do të jetë i ndarë nga inetrpretimi politik i tij. E si i tillë – akti – ai gjithmonë mbetet besnik i mekanizmit të vetë: bashkë me të vjetrit paraeliminohen edhe të «rinjtë»!

Gabimin më të madh në biografinë e tij politike Edi Rama do ta bënte nëse lejon ose arranzhon që ish kryeministri shqiptar Sali Berisha të ndiqet penalisht. Jo se ky nuk ka se për çka të akuzohet, porse qeveria e re duhet të dëshmojë se nuk është si ajo e shkuara dhe më në fund institucionalizon respektin për burrshtetasit në pension, duke i ftuar madje edhe në këshillim aty ku mendohet se mund të kontribuojnë diçka. Kjo për viktimat konkrete të qeverisë së shkuar është një harraç i madh, ashtu siç është edhe për demokracinë dhe shtetin juridik shqiptar, mirëpo një vijë e kuqe, një kulturë e re është e domosdoshme nëse Edi Rama vërtet ka vendosur ta instalojë shtetin juridik, sepse ai ende as që ka filluar jetën në shtetin shqiptar. Është përvojë e gjitha demokracive të konsoliduara deri tash: korrupsioni, krimi «legal» dhe kapja e shtetit mund të luftohen vetëm në preventivë dhe nga një shtet i fortë juridik, me jetësimin e tij sistemi vetë – pa involvimin direkt të politikës  – Ligjësia i identifikon dhe i neutralizon tumoret e mundshme ilegale që kryehen nën pardesynë e legalitetit, pavarrësisht statusit social a politik të akterëve. Instalimi – dhe falja si harraç – i kësaj kulture të re politike është parakushti themelor nëse një shtet vërtet donë të ndrrojë rrugën ka e mira dhe drejt demokracisë stabile.

Ndoshta ky provim i Ramës do të jetë esenciali për mënyrën e hyrjes së tij në historinë politike të demokracisë shqiptare. 

Related

Çibani gjerman në trurin shqiptar

Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha...

Filoborati këshillon Demë Gogën

Kosova është model sepse refuzon nacionalizmin evropian dhe për...

Albin Kurti si projeksion i një mentaliteti në huti

Asgjë sot nuk bëhet më pa projekt. Intelektuali që...

Aura e Mesias dhe autoriteti i Mahmutit

Kur kritikon qeverinë të thonë prit se herët. Sikur...

Fanatikët kërcënojnë Laviatanin

Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?