Ai vdiq i shtrirë mbi gjak dhe urinë

Kështu vdesin tiranët. Si Stalini. Ai u gjet i vdekur, i shtrirë mbi urinën dhe gjakun e tij, disa orë pasi që e kishte braktisur fryma e fundit. Në kushte më ndryshe se gjeorgjiani Jossif Wissarionowitsch Dshugaschwili nuk vdiqën as Hitleri, Lenini dhe plotë subjekte tjera kyçe të historisë së njerëzimit.

«Shpëtova ne të gjithë», tha shefi i KGB, gjeorgjiani tjetër Lawrenti Beria, në mëngjesin e 6 marsit të vitit 1953 sapo u dha lajmi për vdekjen e Stalinit. Sidomos përtej perdes së hekurt, kjo fjali e aktantit kryesor të Stalinit, atij pra që vinte urdhrat e Stalinit në vepër, u interpretua me zjarrevrap si vrasje të «vozhdit» nga vetë rusët. Po si në rastin e shuarjes së Hitlerit edhe pas këtij u ngritën qindra versione konspirative rreth mënyrës së vdekjes së tiranit ndër më krimebërësit e historisë së re – në konto të tij shkojnë miliona viktima.
Para 63 viteve, gjatë dërgimit të kufomës së tij drejt mauzoleut e vajtonin poaq njerëz sa edhe që kishte viktima. E bënin këtë nga dashuria dhe përkulja që kishin për «udhëheqësin e madh»? Jo. Nga frika qanin aktrueshëm miliona rusë, siç u pa hiç më vonë se dy tri muaj më vonë.

Si vdiq vërtetë «Pacienti Nr.1, i pavdekshmi»?
Në vitin 2013 më në fund iu lejua historianit gjerman Dr. Matthias Uhl të Institutit Gjerman në Moskë të shohë aktet zyrtare të obduksionit të kufomës së Stalinit që jo edhe pak shqiptarë e thirrnin «baba». Pas studimit të akteve të lejuara, Instituti në fjalë bëri deklaratën që mbylli gjitha ato spekulime rreth vdekjes së tij e që thoshte shkurt e ftohtë: «Stalini ka vdekur nga një sulm në tru dhe nuk është ekzekutuar nga askush».

Tash tri vite pas këtij «zbulimi» nga arkivi i mbyllur shtetëror rus për histori sociopolitike kanë rrjedhur edhe dokumente të tjera, të cilat kanë rënë në duar të historianëve zvicerane e suedezë dhe që përshkruajnë edhe më detajisht orët e fundit të diktatorit sovjetik. Rikonstruimi i kondenzuar i çasteve të fundit në sajë të dokumenteve del ky:
Ora 18.15 e 5 marsit 1953 Stalini i dehur si gjithmonë aq shumë saqë mezi lëviz këmbët largohet nga kinemaja ku bashkë me miq kishte qenë duke shikuar filma western amerikanë drejt zyrës së tij në selinë e tij Kunzewo. Sapo hynë në zyrë sulmohet nga një infarkt që ia zë frymën dhe s’mund të thirr ndihmë. Pason përgjakja në stomak dhe urinimi. Vdekja përfundimtare, pas një mundimi të tmerrshëm ka ndodhur pas më shumë se tri orëve më 21.50. Kur shërbëtoret dhe funksionarët e tij aty vërejnë se ai as në drekë si zakonisht nuk çohet i kaplon frika të gjithë, mirëpo asnjëri nuk guxon të trokasë në derë. Me tepër nga droja se do të dal serish me lista ekzekutimesh e internimesh si zakonisht. Beria dikur jep urdhrin që të hyhet në dhomë. Aty gjejnë të «pavdekshmin», të vdekur me tepihun e bërë lloç nga gjaku dhe urina, me gjuhë jashtë dhe sy paraplasjes.

Obduksioni komplet flet për mëlçi të bërë copë, kalkim të arterieve nga alkoholi.

A thua çastet para vdekjes, gjatë atyre 3 orë e 35 minutave ti kenë dalë rresht një nga një gjitha ato miliona viktima. Psikologët dhe mjekët janë të sigurt: gjatë asaj kohe para vdekjes Stalini do të ketë kaluar nëpërmjet tri ferreve bashkë: atë të Dantes, ato të religjioneve dhe atë që e krijoi vetë Stalini.

Morituri te salutant това́рищ Иосиф Виссарионович Сталин ‎!

 

Related

Çibani gjerman në trurin shqiptar

Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha...

Filoborati këshillon Demë Gogën

Kosova është model sepse refuzon nacionalizmin evropian dhe për...

Albin Kurti si projeksion i një mentaliteti në huti

Asgjë sot nuk bëhet më pa projekt. Intelektuali që...

Aura e Mesias dhe autoriteti i Mahmutit

Kur kritikon qeverinë të thonë prit se herët. Sikur...

Fanatikët kërcënojnë Laviatanin

Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?