Kanti dhe imperativi i zvarranikut

Ti mund të jesh, arsyeja, vullneti i lirë dhe liria në person, por s’mund t’i bësh ato (lirinë, qenien) siç ta do ty zemra ngase je qenie e kushtëzuar me koekzistencë. Gjithçka që mundesh është të kombinosh një kanun personal oportunisti që të zhavtish mundësitë në mënyrë sa më perfide; për t’ia futur kësaj bote!

Iluminizëm, sipas Kantit, është dalja nga papjekuria e vetëshkaktuar. Kjo ndodhë sipas tij nga pafuqia për tu udhëhequr nga truri yt, gjë që të bënë dele të synimeve të tjerëve. Kush gjendet në këtë situatë, thotë ai, nuk vuan nga mungesa e arsyes, por nga brekëmbushja se s’ia del në jetë pa ideologun, babën, imamin, priftin, kryetarin…

Ky imperativ mirëpo është aq i kotë saqë as në ato shoqëritë imagjinare të tipit si «Civitas Soli» e të llojit nuk mund të parafytyrohet e lere më tek ata me komisarët me drapër dhe yogit e konsum-kapitalizmit zombifabrikues.

Njeriu snjëherë nuk do të çlirohet nga prangat e vullnetit të Tjetrit, ai është qenie e koekzistencës – ai mund të zgjedhë midis liderëve, primatëve dhe ideologjive, ndërmjet sistemeve politike, të shërbehet në tregun e religjioneve dhe filozofive (nëse mundet) dhe modeleve të ndryshme subjektbërëse (pra të qenë e jo të shpikura nga guximi vetjak), por ai nuk do ta bëjë asnjëherë nga guximi për të përcaktuar lirinë dhe vetën siç donë vetë, siç ia dikton arsyeja e vetë, por duke kalkuluar se cila udhë ia mbush shpeat apo nevojat më së miri: është imperativi i oportunizmit për mbijetesë apo vetërealizim është real, ai i Kantit është romantizëm utopik. Ti mush ta kesh guximin e gjithë botës dhe t’ia krisish luftës në Iran ngase arsyeja ta thotë mos jetosh si marionetë, por më gjatë se dhjetë metra dhe ca kufoma nuk ia del se ta pret tjetri udhën me një plumb në kokë; t’i mund të jesh liria, arsyeja dhe pjekuria vetë, ti mund jesh gjeni por po e pate emrin Mahmut në Zvicër vetëm shef i departamentit për pastrimin e fekaliave (flas për shumicën jo për individë) mund të bëhesh e më shumë jo dhe lsitën mund vazhdojmë deri në pafundësi.

Nëse ky imperativ i Kantit qenka ideal, floskë dhe i parelizueshëm, ngase jeta njerëzore apriori është e programuar dhe e diktuar atëherë çka të bëjë njeriu i shkretë që gati plas nga vullneti për ta ndryshuar botën (mos harro: siç donë vetë, çka nënkupton sërish diktimin e elementëve tjerë në zinxhirin e koekzistencës)?

Related

Çibani gjerman në trurin shqiptar

Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha...

Filoborati këshillon Demë Gogën

Kosova është model sepse refuzon nacionalizmin evropian dhe për...

Albin Kurti si projeksion i një mentaliteti në huti

Asgjë sot nuk bëhet më pa projekt. Intelektuali që...

Aura e Mesias dhe autoriteti i Mahmutit

Kur kritikon qeverinë të thonë prit se herët. Sikur...

Fanatikët kërcënojnë Laviatanin

Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?