Forca enigmatike e një kulture

Është komplet e kuptueshme që njerëzit lodhen duke luftuar anomalitë dhe tërhiqen në ishujt e tyre të privatësisë. Sidomos kur shteti dhe partitë korruptohen nga ato shoqata e klube që i kërcënojnë me (mos)votim. Megjithatë dikush duhet të luftojë. Ashtu edhe siç luftohet. Triumfi do të jetë i atyre që ende lexojnë Fishtën, Migjenin, Naimin, Konicën. Jo për shkak të fuqisë së tyre, por për shkak të fuqisë enigmatike të kulturës shqiptare.

Po me ç’mileti kishte punë Fishta kur acarrohej me vargje si «le ta dijë gjithë bota mbarë (…)». E eruditi Konica kur ndante turmat në kombëtarë e zuzarë e kishte me francezët e katakombeve të Parisit? E Çajupi i nervozuar deri në qiell që nga Gjeneva qortonte Zotin pse nuk ndali dorën pasi bëri derrin dhe arinë; e ky me  alienët, ufot polemizonte? Po Migjeni që protestonte plotë gërdi kundër hënës, kryqit e maleve të mbuluara në zi ishte i hidhëruar me smogun që krijonin baglat e lopëve që ky mos ta shoh «pillin» e atij vendasit tim ga Kalishti? Naimi që vendosi tu këndoj gjuhës, lisave e pishave për ta madhëruar Shqipërinë e mos të përmend njerinë, më kë ishte i acarruar? Me miletin e kishin gjithë këta. Me shumicat e udhëhequra nga shpirtëzinjtë luftonin. Këta nuk e mallkonin dot «popullin e shejntë», ngase ja ende mbahet lapidare teza; turmat të jenë të pafajshme se injorante dhe në hall nga skamja dhe jeta e rëndë. Po a mund ta justifikojmë edhe sot popullin me ngushëllime të llojit. Me siguri se po. Gjithmonë. Përherë shumicat nuk do jenë elita e as në konkurrencë me Devollët hajdutë. Por a duhet që edhe elitat ta bëjnë të njejtën gjë, gjersa primitivët të udhëheqin masat? Jo. Të heshtin s’bën. Migjenët, Fishtat, Çajupët dhe Konicët ishin poaq njësha saqë janë sot këta që u dalin përballë fallangave teopate, politoreligjioze, raciste dhe hajdute. Ato fallanga që ishin edhe në kohën e «Lidhjes së Prizrenit» dhe në çdo lidhje tjetër të historisë shqiptare.

Ne kemi zbukuruar historinë siç bën çdo popull i varfër në frymë e kulturë dhe i kemi fshehur ato se ç’kanë ndodhur në «Manastirin e Alfabetit» e gjithandej, ne i kemi drynuar në mentalitet ato momente të historisë që mos i kujtojmë më të kategorisë haxhiqamile, të cilat ja na u shfaqėn sot, ngase deshëm t’i harrojmë me dhunë. Po e njejta mendësi si kjo e sotmja, e cila donte edhe alfabetin, edhe identitetin edhe jetën e vdekjen t’i shndrrojnë në turke, osmane, serbe, malazeze, arabe e vetëm e assesi shqiptare.

E pse fituan Fishta, Migjeni, Konica, Naimi, Samiu gjersa ishin të vetëm e pothuaj të pafuqi? Sepse e drejta o sot o nesër ngadhnjen disi; sepse kulturat nuk funksionojnë me votë si në demokracitë pluraliste porse kanë dinamikën e vetë enigmatike të mbijetimit. Ato i mbejtojnë plehrat e çdo epoke qofshin ato atomike apo ideologjike. Ndryshe – po të ishte për shumicat – sot s’do kishte shqiptarë. Po të vendosnin shumicat nuk do ishte bërë Kosova shtet ngase që nga dita e parë në burg e Aem Demaçit e deri në krijimin e shtetit burgjeve nuk ishin më shumë se 1000 veta që luftonin për ato ideale. Ishin gjithmonë pakicë që dikur me mund i bindën shumicat t’u hiqen profetëve të tyre kriminel që u tregtonin lirinë Beogradit, si sot Ankarasë e gjetiu.

Sot paçka se janë kushtet më efeketive për të mbrrit tek masat, për t’i shpëtuar nga përdhunimi mental që ua bëjnë primitivët dhe ata që do humbin dosido nesër, por sot kemi edhe shtete që janë në anën e fallangave, prandaj njëshat duhet të shumohen dhe zëri i tyre duhet të çajë malet e Migjenit qoftë edhe me manxerkën e Fishtës për të mbrojtur të rrezikuarit – që sot janë të fésë tjetër, ateistë, budistë apo qofshin çka t’ua dojë zemra.

Nëse sa më shumë intelektualë nuk heshtin ndaj „kësaj turmës humbëse haxhiqamile“, që së fundi kundërmon nga racizmi, fashizmi dhe ekskluzioni i tjetrit ndyrshe, do të mbeten në kujtesë si akterë brenda kauzës së tyre e asnjëherë tė atij grupi që kanë mbijetuar si emra; si Migjeni, si Fishta, si Naimi, si Konica …E drejta është në anën e lirisë dhe së drejtës në identitet kulturor shqiptar, ky segment do ta ketë rëndë deri në ditët kur edhe qeveritë do t’i bëjë sipas këtyre kushteve. Deri atëherë duhet të luftohen këto anomali që rrezikojnë jo vetëm lirinë por edhe shtetet shqiptare, duhet tė kundërshtohen me të gjitha mjetet e mundshme – përjashto dhunën!

Related

Çibani gjerman në trurin shqiptar

Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha...

Filoborati këshillon Demë Gogën

Kosova është model sepse refuzon nacionalizmin evropian dhe për...

Albin Kurti si projeksion i një mentaliteti në huti

Asgjë sot nuk bëhet më pa projekt. Intelektuali që...

Aura e Mesias dhe autoriteti i Mahmutit

Kur kritikon qeverinë të thonë prit se herët. Sikur...

Fanatikët kërcënojnë Laviatanin

Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?