«Fletëhyrje për në varr»

«Fletëhyrje për në varr», botoi SHB «Dardania» Tiranë.

Kush do që të futet, vërtet në ferrin e jetës, mund ta sigurojë pasaportën e krijuar nga Arbër Ahmeti «Fletëhyrje për në varr». Ai është shkrimtari numër një i një qyteti që ende nuk është konfrontuar me fuqinë e pushtetit therrës të realitetit artistik. Pra, një prej atyre që duhet të çajë rrugën për të arritur që të fitojë respektin e meritueshëm të prostitutes, poashtu numër një të qytetit. Ballafaqimi me vdekjen, nëpërmjet letrave që i vijnë nga nëntoka, detyrimi për të lexuar listën e plehrave të pafundshme të njerzve, bashkëbisedimi me ndjekësit e tij që duan t`ia shkurtojnë gjuhën e t`ia thejnë gishtat që ky më mos të ketë mundësi të shkruaj etj. stërmundojnë Ahmetajn për të hequr dorë nga mendimet zbukuruese mbi jetën në skenën e teatrit tragjikomik të realitetit ku njerëzit, për shkak të sevrilitetit dhe plehrave që prodhojnë, nuk janë tjetër gjë veç se skeletë të ndryshkur që dokumentojnë identifikimin e humanitetit nëpërmjet ekzistencës së varreve. Ndeshje me vetveten në kushte të mungesës së dritës zbukuruese!

Arbër Ahmetaj, i lindur, një Zot e di se në cilin skut të Shqipërisë, ka dashur të bëhet aktor dhe ka përfunduar në mjek farmacist. Ai nuk është e vetmja viktimë në këtë drejtim. «Po të shkruaja në libër plot me gabime, papastërti dhe dobësi njerzore mu duk një punë fort fisnike: Ja ku e keni Fletë-hyrjen»- thotë ai në fjalën e atij autoriale që e ka në fund të librit krahas portretit. Ç`do të bëhej sikur njerëzit të ishin të sinqertë para vetvetes siç kërkon autori?
Përpjekja për të mbledhur materialin e duhur për të krijuar një roman imagjinar, i jep mundësinë Arbër Ahmetajt të bëjë një novelë të bukur e artistike mbi realitetin e jetës. Një prozë eseistike që na vë përballë një pasqyre tejet të çlitër për të parë veten të xhveshur, pa ato mbulesat e tekstilit apo të lëkurës që tentojnë të fshehin konstruktin tonë të thyer prej qenie vegjetuese.
Natyra e shkrimit në këtë prozë eseistike, në letërsinë shqiptare është e re. Lirisht mund të thuhet se përpjekjet e mëparshme në këtë drejtim, në këtë stil të rrëfimit artistik të realitetit, pa marrë si objekt materie të huazuara, ka qenë i dështuar. Ahmetaj arrijnë që të bëjë një hap tejet interesantë dhe dobiprurës për letërsinë shqipe. Segmenti tejet i rëndësishëm që poashtu duhet potencuar në kontekst me këtë vepër është ai i metodës së përdorimit të gjuhës; Ahmetaj fletë me një gjuhë fare të lehtë, pa bastisur fjalorët dhe enciklopeditë, me një gjuhë të përditshmërisë që është e kapshme për të gjitha shtresat, aksion që padyshim se kërkon një mjeshtri të mprehur mirë dhe një aftësi prej shkrimtari të arritur.
Libri vërtet meriton një lexim të përkushtueshëm. E vetmja gjë që mund të konsiderohet si negative në këtë vepër është përgatitja teknike e librit, e cila është bërë nën çdo nivel. Ajo duket si një pamflet i ndonjë partie politike në brendinë e së cilës ka programe e statute, njejtë si katalogu i dështimeve, dobësive dhe praptive njerzore. Kjo vepër nuk e ka merituar një botim aq të keq, sepse është në kundërshtim me vlerat që ka brenda. Propozimi për lexuesin; leximi i kësaj vepre është tejet i dobishëm për të krijuar një kontrollë sa më efektive mbi vetëdijen në situata të ndryshme gjatë raporteve me rrethin, natyrën dhe vetveten. Ajo përmbush dy kërkesa që janë të rralle në shumicën e veprave të fundit; Fletëhyrje për në varr plotëson maksimalisht kërkesat e lexuesit në aspektin artistik dhe në atë intelektual, paralelisht.

Related

Çibani gjerman në trurin shqiptar

Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha...

Filoborati këshillon Demë Gogën

Kosova është model sepse refuzon nacionalizmin evropian dhe për...

Albin Kurti si projeksion i një mentaliteti në huti

Asgjë sot nuk bëhet më pa projekt. Intelektuali që...

Aura e Mesias dhe autoriteti i Mahmutit

Kur kritikon qeverinë të thonë prit se herët. Sikur...

Fanatikët kërcënojnë Laviatanin

Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?