Cyberoracizmi

Me rishpërthimin e konfliktit palestinezo-izraelit sferës së virtualitetit shqiptar u rindezën polemika, difamime, denoncime, kërcënime aq barbare, raciste dhe primitive si kurrë më parë.

Në epiqendër të demonizimit: Izraeli, katolikët, etnocentrikët, properëndimorët, të krishterët, ateistët dhe myslimanët moderatë. Sulmuesit: shqiptarë të versionit islamo-alkaidesk, kryesisht gjysmanalfabetë në shkrim dhe në perceptim, të asistuar nga blogje e faqe Facebook-u pa adresë, me profile anonime ose me pronarë arabë, serbë, rusë, turq e të listës.

Kauza palestineze
Shumica absolute e debatuesve (me përjashtime simbolike) rrjeteve sociale nuk argumentonte pro kauzës arabofile, duke riplasuar versionin e përbotshëm të «invazionit» hebrenj truallit të Palestinës postosmane e kolonialobritanike, por sulmonin, fyenin, linçonin «jehudët» si racë, kulturë, identitet akuranor, biblik dhe me ta gjithë ata shqiptarë, që tentonin të mbeteshin objektivë rreth një lufte të largët mes dy vendeve që jo patjetër sillen korrekt ndaj shteteve shqiptare e të cilat me respekt dhe subvencione trajtojnë ish-tiranët e kësulëbardhëve.

Mosargumentimi pra me storien rreth Mandatit të Lidhjes së Kombeve 1920 – 1948 mbi krijimin e Izraelit nëpërmjet trinitetit të njohur Jewish-Jischuw-Alija, programatikë që realizohej nëpërmjet migracionit, dhurimit të tokave kompakte hebrenjve, shtetëzimin e pakusht të tyre drejt krijimit të shtetit izraelit (e as me njohuri aktuale rreth konfliktit), dëshmoi se kemi të bëjmë me një turmë të organizuar, orkestruar që mezi pret ndonjë temë për të shpartalluar frustrimet në formë agjitimi aktiv pro politislamit ekstrem.

Mediat, shteti
Falë metodës të «përshkrimit neutral» të medieve dhe të politikës deri më tani laissez faire të strukturave të shtetit ata besonin të kenë sensibilizuar opinionin në konto të tyre. Këtë sukses ndoshta e «shpikin» për arsye se jo vetëm altoparlantët zëgërryer të qarqeve ultra-ekstreme ulërinin, saqë mundeshin pro xhihadizmit edhe ndër shqiptarë por edhe shumica e medieve «sekulare» më shumë i pasqyruan sesa i hulumtuan, cullakëruan, më tepër i njoftojnë se ç’ndodh botës së tyre sesa t’i alarmojnë për kanibalizmin çnjerëzor, që e bëjnë divizionet e krimit (ISIS, Boko Haram, Irani, Al-Qaida etj.) në emër të fesë së tyre.

Ato, mediet dhe shteti, asnjë milimetër tash e ca vite nuk ndërmorën për t’i shpjeguar të dezorientuarit se ideja e tyre për të krijuar kalifate nuk është e re por e Augustinit të shek 5, i cili posi xhihadistët sot ndanin kozmosin në shtet terrestrik (djallit) dhe atë qiellor (Zotit). Koncept që përfundimisht u varros që në mesjetën e heliocentristëve të shek 16 për të mos u rishfaqur më kurrë perëndimit, por vendeve arabe, të cilat përbëjnë 88% të analfabetizmit mbarëbotëror.

Si agjenturat e prostitucionit
Prezenca e grupeve radikale islamike virtualitetit nuk dallon nga ajo e agjenturave të prostitucionit, të cilat janë kryesisht pa impressum dhe pozojnë vetëm të dhëna mbi konturet fizike të femrave e të meshkujve.
Përderisa agjenturat e prostitucionit kanë frikë se sulmohen nga konservativët e shoqërisë për tregtim me seksin, nga çka kanë frikë islamoradikalët? Nuk besojnë as vetë në kauzën që duan ta përfaqësojnë dhe detyrohen të strehohen si trojanët e viruset sferave digjitale? Shumëçka që nuk mund të mbrohet ballëhapur dhe publikisht është demonstrim jo vetëm i ndonjë pseudokauze dhe irritimi parakriminel, por dëshmon edhe për potencialin socipatik dhe skizofren të bartësve të saj, kështu në sintezë thonë shumica e teorive të psikologjisë mbi çështjen. Këtij detashmenti natyrisht se i bashkohen edhe shumë portale tjera pa impressume korrekte që s’kanë të bëjnë me radikalët, por që përdorin të njëjtën formë propagande dhe mobilizimi.

Ajo që kriminalizon veprimtarinë e këtyre medieve religjioze janë edhe aksionet e tyre difamuese e kërcënuese kundër rendit, Kushtetutës, shtetit dhe personaliteteve publike që reflektojnë mbi problemet sociale të shoqërive shqiptare. Fenomen, që para ditëve në një shkrim të tij e trajtoi edhe Naser Aliu (Lis Bukuroca).

Paradoksin, skizofreninë në veprim ua sjell vetë maska pas së cilës duan të fshihen: thonë se e kanë për viktimat e jo përkatësinë, njëkohësisht duke i kategorizuar viktimat myslimanë si «shehidë» e kufomat tjera si domosdo «ciklike e normale të natyrës drejt higjienizimit të planetit», njëjtë pra siç kanibalizonte simpatizuesi i dikurshëm i tyre Adolf Hitler. Sociopatia ka të bëjë me intolerancën, që manifestojnë ndaj gjithçkaje sociale që nuk përputhet me «standardet» e haditheve dhe programeve jashtëkuranore të grupeve të ndryshme ku militojnë.

Origjina dhe aksioni
Shërbimet sekrete të vendeve që nuk donin faktorizimin dhe pavarësimin e shteteve shqiptare qëmoti tentojnë të bindin botën se të njëjtët si myslimanë janë rrezik për lirinë dhe paqen e kontinentit. Prandaj, nuk është asfare e çuditshme që shpesh identifikojmë portale nxitëse dhe faqe medieve sociale që për mbajtës kanë emra serbësh e të tjerësh. Sidomos tani me arrestimet dhe aksionet të Policisë antiterror kundër çerdheve të grupeve të tilla, ato do të riaktivizojnë luftën e tyre ndofta edhe shumë më egër.

Ka gjasa që instancat e sigurisë të shteteve shqiptare do ta marrin serioz këtë fenomen më se destruktiv dhe veprojnë si shtetet perëndimore, duke formuar njësi kundër cyberoterrorizmit, racizmit dhe dukurive të tjera që trazojnë dhe rrisin konfliktualitetin brendashoqëror. Mundësinë e kanë. Vullnetin deri më tani nuk e kishin.

Aksioni i fundit jep shpresa, por nuk garanton shumë, nëse ai nuk zhvillohet në formë konstruktive e ligjore e jo si ndjekje shtrigash për interesa pushtetesh e lidhjesh. Para se gjithash: shqiptarët që aq mijëra vjet kanë qenë vetë viktima të racizmit, të urrejtjes, të terrorizmit të organizuar dhe shtetëror nuk kanë asnjë arsye pse të jenë tolerantë ndaj këtyre grupeve të importuara nga gjithandej orientit.

Related

Çibani gjerman në trurin shqiptar

Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha...

Filoborati këshillon Demë Gogën

Kosova është model sepse refuzon nacionalizmin evropian dhe për...

Albin Kurti si projeksion i një mentaliteti në huti

Asgjë sot nuk bëhet më pa projekt. Intelektuali që...

Aura e Mesias dhe autoriteti i Mahmutit

Kur kritikon qeverinë të thonë prit se herët. Sikur...

Fanatikët kërcënojnë Laviatanin

Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?