Merkel zgjodhi Beogradin si qendrën nga ku i dha lamtumirën Ballkanit. Cilat janë meritat e Beogradit që fitoi këtë nder? Është historia dhe aktualiteti...
Që nga paramoderna e deri sot shumica e dijetarëve islamë kërkojnë që në fillim të favorizohet īmān –i si mjet ekspansioni e jo islām-i, sepse i fundit perceptohet edhe si identitet, hapësirë kulturore, etnologjike, sociale e ekonomike me arabët si primatë dhe si i tillë krijon konflikte me identitetet tjera nacionale. Me të drejtë. Për çka?
Së paku që me pagëzimin e trakasit nga Dacia mediterranea e prefekturës së Illyricum-it Petrus Sabbatius, alias Justinian si perandor më 1 janar 528, disponojmë me tonelata fakte që flasin për gjenocide fizike dhe kulturore në favor të përhapjeve së religjioneve.
Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?