Ramush Haradinaj, respektivisht AAK ka ndryshuar komplet. Strategji e re politike? Jo thonë shumica: është veprimtari afektive, e frustruar e një lideri që me çdo kusht donte pushtetin. Historia dhe tashmëria e një partie në krizë!
PSIKOGRAFI PRIMATËSH III - ORGANIZATA DHE INSTITUCIONE 5 /Nga partia që jepte shpresa në klub oportunistësh, dekor të pushteteve dhe të partive të mëdha. AAK dje sot dhe nesër. Teposhta e një partie konstruktive kosovare.
Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?