Njejtë si në kohën e skllevërve.Tropojanja Anita B*. ende pa mbushur të pesëmbëdhjetat iu shitë nga e ëma e saj një bande kriminelësh që merren me prostitucion. Pas gjashtë mujash «shërbim» rrugëve të natës milaneze ajo arriti të ikë me ndihmën e një kushëriri të saj, duke vazhduar më pastaj udhëtimin nëpër të gjitha stacionet e zhvillimit të kësaj periudhe të tmershme të fatit të Anitës dhe që ka një gjeografi rrugëtimi në relacionin; Tropojë-Bari-Milano-Bernë.
Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?