Demokracia pluraliste nuk është garanci kundër tiranive të "shumicave e njëshave", por mundësi për evitimin e tyre në disfavor të harmonisë dhe paqes shoqërore....
Janë arrestimet spektakulare të imamëve dhe radikalëve qimeçartur që do të dominojnë kronikën e vitit që ikë? Apo hadesi i pritjes gjashtëmujore, ai modus...
Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?