Nga mënyra se si komunikojnë politikanët shqiptarë me masën mësojmë se sa irracionalë dhe keqbërës dalin! Në një intervistë dhënë revistës «Der Spiegel» (1969) njëri nga etërit e «Shkollës së Frankfurtit» Theodor W. Adorno tha: «unë bëra një teori kritike mbi proceset shoqërore dhe kurrë nuk më shkoi mendja se njerëzit do përpiqen ta realizojnë atë me koktej molotovi».
Në Obiliq zyrtari ngacmon seksualisht një grua. Dënimi: kod veshjeje për qytetarët. Në Gjakovë një autor bën thirrje dhe nxit kundër myslimanëve. Dënimi: policia vepron pa procedurë ligjore si në Afganistan dhe e burgos atë. Në Tiranë; një humorist bën shaka me ezanin. Dënimi: xhemati i një imami radikal salafist bën ligjin sferave publike. Këto veprime nga sekularët dhe tjerët lexohen si tendencë për të instaluar sheriatin. Shteti dhe mediat ose heshtin ose luajnë indiferentin. Si duket me qëllim: sa më shumë provokime aq më keq për myslimanët. Gjersa radikalët besojnë të pushtojnë shoqëritë myslimanët duhet të kenë frikë për lirinë dhe xhamitë e tyre. Pse?